BATISKAFI SHQIPETAR

Batiskafi Shqiptar


RINIA NJE SFIDE E PAMUNDUR

Ishte ne nje moshe rreth te njezetave THOMA BERBERI kur ne 1973 filloi te skiconte format e para hidrodinamike te mjetit nen ujor qe donte te ndertonte.
Jemi ne vitet kur shqiperia ishte e izoluar nga e gjithe bota; asnje kontakt veçse me Bashkimin sovjetik qe u nderpre ne vitin 1960.
Ne vitin 1961 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE stabilizon raporte dipllomatike me KINEN e cila ishte ne nje realitet akoma me te prapambetur me vendet perendimore.
Kjo histori nis ne nje periudhe ku mbizoteronte parrulla “ME FORCAT TONA“.
Ne kete kontest shoqeror hedh hapat e para MAI BERBERI keshtu e therrisnin ne ambientin familiar, me i madhi nga pese vellezrit dhe tre motrave te cilet ishin te paret e perkrahjes ne kete projekt ambicioz. Por tre nga vellezrit e ndiqnin me shume kujdes e vemendje ORESTI,NIKOLLA dhe ARBENI.
Motivi i cili i shtyu te katert ishte kureshtja e zbulimeve te brigjeve te qytetit ku ata linden DURRESIN .por MAI kishte edhe nje ambicje akoma me te madhe te dokumentonte kinematografisht jeten nen ujrat shqiptare

Ne te vertete historia nis ne 1972 kur vellezrit BERBERI mendojne te realizojne nje mburoje per nen uje te nje telekamera ARRIFLEX 35mm.MAI e projektoi dhe e realizoje por nga llamarinat e salduara hyri pak uje qe nuk e demtoi telekameren, por “EKIPI” pati disa veshtiresi sepse aparati ishte i madh dhe pak imanovrushem dhe mbi te gjitha, filmimet do beheshin me mbajtje fryme sepse ne shqiperi nuk kishte ne qarkullim asnje aparat per frymarjen autonome; vetem ne 1979(pas ndertimit te batiskafit) Mai u zhyt per here te pare me bombula kur kishte mberritur mrekullisht nga KINA dhe per me shume perdorimi ishte i kufizuar.Per kete arsye u desh te ndertonte Batiskafin i cili mbante tre persona te cilet drejtonin mjetin dhe filmonin nga ai.
E gjith kjo ne nje koh qe njeriu kishte arritur ne HËNË dhe zhytesit e botes kishin nën dispozicion te tyre ç’do mjet per tu zhytur.Edhe pse nga skarsiteti i lajmeve,Mai ishte ne dijeni per sukseset e JACQUES PICCARD qe me TRIESTEN batiskafin e tij kishte arritur piken me te thelle te tokes dhe nepermjet gazetave te rralla qe sillnin te huajt ai mundi te shikonte disa foto te mjeteve qe kishte ndertuar Piccard se bashku me babain e tij August Piccard.Dhe sa me shume i shikonte aq me shume entuzjasmohej.

PROJEKTI

Trajtohej ti jepej objektit nje forme qe te permbante tre njerez dhe gjithashtu te levizte pa veshtiresi brenda ne uje.Asnje njeri ne ate kohe as edhe shkencetare nuk kishin eksperienca shkencore ne ate fushe,dhe ato pak kontakte qe bente MAI s’ishinshume te sjellshme.Skepticizem, zilia,smira paramendimet karakterizonin te gjitha eksperiencat personale ne fushen politike dhe shkencore.
Per fat te mir mundi te takonte ne TIRANE NIKO PANON,profesor i hidrometereologjise me te cilin u konsultua mbi veshtiresite e rruges se ndermare.profesori e lavderoi per idene dhe per kurajon,edhe pse nuk i fshehu qe e shihte kete rruge plot me pengesa qofte dhe nga karakteri politik.
Fale zotit u deshen kater vjet per projektin dhe filloi faza me e veshtire :REALIZIMI.


Deri ne ato momente per Main kishte qene e mjaftueshme vullneti i tij, nga ai moment dhe me pas duhej qe te kontaktonte me ndonje qe te zgjidhte dhe aspektin ekonomik dhe qe ti ftonte se bashku me dy miq te tij nje mekanik dhe nje saldator qe ishin ofruar te punonin me te pa u paguar.
Per fat te mir MAI perpara kishte bere nje takim te rendesishem, ate me te riun ILIR HOXHA, neoinxhenjer dhe djalin e ENVER HOXHES.ky u apasionua shume pas projektit te MAIT aq sa lindi nje simpati dhe stime e ndersjellte.
Ishte ILIRI ai qe prezantoi me MAIN drejtorin e kantjerit detar te durrsit “AGRON FISHTA”, ku u mundesua qe ai te punonte se bashku me nje inxhinjer.
MAI pak sa mbi te njezetat dhe pa nje titull studimi te larte, por me eksperiencat e tij e kishte bere dhe e kishte tejkaluar “universitetin”, nuk pranoi nga ana e inxhinjerit nje zgjidhje qe parashikonte nje sistem propulsimi qe u referente nje metode italiane te viteve ‘900 .Ndarja ishte e pa evitueshme me inxhinjerin.Zgjidhja per te vazhduar me tej projektin pa asnje tjeter qe te merte persiper pergjigjesine ishte e theksuar mire.”PO QE MASHKULL ESHTE I TE GJITHEVE PO QE FEMER ESHTE E IMJA”.

Qe nga dita e pare qe mendonte per batiskafin e tij MAI nuk mund ti lejonte vetes iluzionin qe te kishte mbeshtetjen e ndonjerit qe kishte me eksperience sesa ai.
Tashme ishte praktikisht vetem,ne nje cep te kantierit,duke u ndeshur me probleme qe si kishte perballuar ndonjehere.Kur kaloi ne analizat e fazave te ndryshme te ndertimit e kuptoi e realiteti shqiptar ishte i tille qe te dekujaronte edhe ate qe donte te bente kapakun e nje tenxhereje.
Te dy kupolat qe do te mbyllnin nga lart e poshte cilindrin e madh metalik te batiskafit,per motive teknike duhet te ishin bere pa saldime si pjes unike.Ne Tirane zbuloi nje impiant italo-francez i cili mund ti stamponte ashtu siç ai donte.
Kur u kthye ne kantier me dy kupolat perfekte asnjeri nuk i bisonte syve.Veshtiresi te tjera pati kur duhej te zgjidhej stabiliteti i batiskafit.Mbi te gjitha ne fundin e batiskafit u vendosen pesha prej 400 kg qe do kompesonin galixhimin e struktures.Me pas per levizjen vertikale u vendos nje serburator ne fundin e tij i cili i lidhur me nje bombul ajri, varjonte raportin uje/ajer ne brendesi te tij.E njejta menyre u perdor per propulsimin ne te njejtin drejtim nese batiskafi do ndodhej ne veshtiresi kur qendronte ne fundin e detit ne bregdete ranore si ai i Durrsit.Ndersa per levizjen horizontale perdori dy motoria elektik qe funksionon me bateri. Motorra qe Mai ishte nder te paket qe i njihte me “rrenje e llemballe”
Strumentat sinjalizues ne bord ishin te pakta veç nje manometer qe tregonte thellesine ne metra.
Jemi ne vitin 1978 dhe batiskafi i MAIT kishte mbaruar.Nje mrekulli e vertete jo per stukturen qe duhej te kolaudohej por per faktin qe iu dha mundesia e nje qytetari privat te kishte “DETYREN DHE NDERIN” ti hynte ne nje rruge qe as vete partia nuk kishte hyre ndonjehere.
Zhytja e pare e kolaudimit u be larg nga brigjet e durrsit ne nje thellesi prej 150 metra.Eshte edhe prova me e veshtire per MAIN sepse nese llogarite e tij ishin te gabuara do te shihte kur ta ngrinin nje batiskaf te shtypur ashtu si nje kanaçe birre.Por struktura reziston ashtu siç rezistojne guarnicionet e tij tek obllat.

MAI ishte i papermbajtshem nga gezimi. Llogarite e tij ndermjet empirikes dhe matematikes i japin te drejte.Llogarite por me teper intuita e shperblejne per te pese vjete e punes se veshtire.
Jemi ne gusht dhe jo vetem qe ben nje vape te tmerrshme por edhe bjen pak shi.Ne kantierin detar te Durrsit vjen sekretari i partise .Batiskafi RINIA (kuptohet thjesht pse ky emer) vishet per kete rast me nje “mantel” me boje te bardhe dhe jeshile.
Eshte nje feste e madhe per MAIN qe kaq i ri ishte ne qender te vemendjes te te gjith vendit .Te ftuarit ,kureshtaret punetoret e portit ishin nen ankthin e zhytjes se perurimit por ne momentin kur hypen ne siperfaqe dhe vellezrit BERBERI dalin nga kapaku, te gjithe shperthejne nga entuziasmi dhe euforia e suksesit.

Pas dhjete ditesh mer nje leter nga TIRANA.Ishte e shkruajtur nga ENVER HOXHA qe e falenderon ne emer te tij dhe ne emer te te gjithve,qe duke qene i vetem pa mjete dhe ne nje moshe te re, te shkruaj nje faqe qe per SHQIPERINE konsiderohet historike.
Vete zhak Pikard i pari i cili me Batiskafin e tij TRIESTE arriti ne humneren e marianeve ne Filippine (piken me te thelle te tokes) kur erdhi ne dijeni per batiskafin e markes shqiptare u habit por me teper shprehu entuziasmin per kurajon e mare nga keta te rinj te cilet pa kushte te pershtatshme ndermoren nje rruge fantashkencore per ate periudhe .

IL CORAGGIO E LA PERSEVERANZA DI THOMA BERBERI INDUCONO ALL’AMMIRAZIONE

Con una pazienza meticolosa, una diplomazia totalmente disinteressata, in condizioni esterne spesso difficili, egli è riuscito a costruire un batiscafo sperimentale e a collaudarlo personalmente, verificandone in breve tempo le caratteristiche previste. Così facendo, non ha soltanto dimostrato le sue capacità di tecnico ma, forse e soprattutto, le sue qualità umane. Quando ricordo le mie prime immersioni al largo di Capri e di Ponza col batiscafo Trieste, quando rivedo il nostro rimorchiatore d’alto mare Tenace e la Corvetta Fenice che la Marina Militare Italiana aveva messo a nostra disposizione per l’assistenza, quando ripenso poi a tutto il personale che era stato mobilitato per consentire il successo delle nostre immersioni, prima a 1.080 e poi a 3.150 metri, non posso fare a meno di esprimere la mia sincera e viva ammirazione per il lavoro che Thoma Berberi ha intrapreso e nel quale è riuscito, pressoché solitario, una ventina d’anni fa, e di cui nessuno, al di fuori della Cortina di Ferro, forse venne mai a conoscenza. Grazie, Thoma Berberi, per il suo lavoro di pioniere. Grazie anche a Massimo Clementi per averla «scoperta» e avercela fatta conoscere.
Jacques Piccard

Kur vete kinostudjo shqiperia e re filloi te xhironte filmin BALLE PER BALLE me ndihmen e batiskafit filmuan disa skena nen uje nga obllat e tij sa dhe vet regjizorit i filmit nuk arrinte te bisonte kete mrekulli.Per te kane folur jo vetem revistat shqiptare si YLLI por edhe ato te huajat si MONDO SOMMERSO . Sot batiskafi ka ngelur ne mendjen e te gjith atyre qe paten mundesi ta njohin sepse qendron i heshtur dhe i kalbur ne nje cep te portit,por edhe si nje gjigand qe ka shenuar nje pjese te historis te shqiperis.

  

Nje falenderim i veçante i vjen  nga djemte (ERALDI dhe LEARTI)e tij qe e shohin si nje GLADIATOR ne arenen e luftes qe arriti nje fitore madheshtore.Qe arrine dhe sot, te na mahnise me kapacitetin e tij ne fushat tekniko shkencore.

You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.